Lajme

Trupat e tri grave që u gjeten në Vardar dërgohen për obduksion, personi i katërt po kërkohet me dron

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 03 January 2025

Trupi i burrit që dyshohet se ishte ne makinën e cila ra në lumin Vradar mbrëmë po kërkohet me dron.

Kështu raportojnë mediat në Maqedoni, teksa japin lajmin për vazhdimin e vazhdimit të kërkimeve për gjetjen e personit të katërt A.A (56) nga fshati Gërçec, që dyshohet se ishte në makinë bashkë me tre persona tjerë për të cilët u raportua se kanë vdekur dhe se trupat e tyre tashmë janë dërguar për obduksion.

I vetmi që ka shpëtuar është një fëmijë i cili ndodhet në spital.

-Advertisement-

“Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar mjeku Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.

Sipas informacioneve jozyrtare, në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar kishte 5 persona.

“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Rashçe, një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i njësitit “Tigrat” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik. Në orën 18:00 nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike”, thonë nga MPB.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera