Lajme

Trupat e pajetë të rusëve ‘mbushin’ rrugët e Kharkivit! Ukrainasit rimarrin Irpinit

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 29 March 2022

Prej dy muajsh rusët po po luftojnë për të marrë Ukrainën, por pamjet nga qytetet ukrainase tregojnë se ata po lënë eshtrat e tyre rrugëve.

Në Kharkiv, të cilin ata vetë e kthyen në një qytet fantazme duke e bombarduar egërsisht , trupa e pajetë të tyre kanë mbushur rrugët, ndërsa

Lufta tashmë ka hyrë në muajin e dytë dhe në shumë zona forcat ruse duken se qëndrojnë të palëvizura.

-Advertisement-

Forcat ukrainase ndërkohë kanë marrë përsëri kontrollin e plotë të qytetit të Irpin, disa milje larg Kievit. Kryebashkiaku Oleksandr Markushyn tha se Irpin ishte “çliruar” dhe se ushtarët rusë po iu bëhej thirrje të dorëzoheshin.

Qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol, nga ana tjetër është në prag të një katastrofe humanitare dhe duhet të evakuohet plotësisht, tha kryebashkiaku i tij. Vadym Boichenko tha se rreth 160.000 civilë ishin të bllokuar në qytet pa energji elektrike. 26 autobusë po prisnin për të evakuuar civilët, por forcat ruse nuk kishin rënë dakord t’u siguronin atyre një kalim të sigurt, tha ai

Kievi thotë se nuk sheh shenja në terren se Rusia ka hequr dorë nga një plan për të rrethuar kryeqytetin ukrainas, ata thanë se kanë pezulluar të gjitha operacionet e evakuimit pasi kanë bindjen se rusët mund ti sulmojnë në ndërkohë.

Miliona njerëz janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë dhe ushtarë janë vrarë në luftimet, të cilat kanë lënë pas vetëm kaos dhe shkatërrim .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera