Fokus

Trupat e minatorëve në Novobërdë po vazhdojnë të mbesin nën gërmadha

Autori: Halil Berisha 13:07 | 02 June 2020

Sot rreth orës 10 të mëngjesit, në minierën e Novobërdës, ndodhi një rast i rëndë.

Aty humbën jetën dy minatorë, shkruan gazeta inFokus.

Për këtë ngjarje, gazeta inFokus, ka biseduar me Blerim Ymerin, Kryetar i Sindikatës në Artanë dhe Kishnicë.

-Advertisement-

Ymeri, i ka thënë gazetës inFokus, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit dhe se deri këtu erdhi pas shembjes së një shkëmbi.

Ymeri ka thënë që trupat e pajetë po vazhdojnë të mbesin nën gërmadha.

“Të ngujuar nuk ka, por ata që i ka zënë shkëmbi ende po mundohemi me i nxjerr”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa, ka treguar se në atë vend nuk kishte shumë rrezik, derisa shton që edhe kushtet si minatorë nuk i kanë të mira.

“Aty ka mund të ndodhë e fatkeqësi, megjithatë tash është prokurori këtu dhe po bëhen hetimet, shkëmbi mund të bie në moment, Në atë vendpunishte nuk ka qenë shumë rrezik. Kushtet nuk janë të mira, minierë më, është pak problem për shkak të kushteve”, ka thënë Ymeri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera