Trupat amerikane prodhojnë seri për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 04 September 2017
Trupat amerikane të Divizionit të 82 Airborne do të lëshojnë këtë javë një seri prej dy pjesësh ku do të tregohet për të bëmat e trupave amerikane gjatë intervenimit në Kosovë në vitin 1999, shkruan Fayobserver, njofton Klan Kosova.
Seria në dy pjesë do të flasë për paratrupat ushtarakë (trupa të lëshuar në fillim të një misioni me parashuta nga aeroplani) nga divizioni që ndërhyri në Kosovë në vitin 1999 për të vendosur paqe dhe ndalur dhunën e tensionin gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Me ndarjen e Republikës Federale të Jugosllavisë, Ballkani u shndërrua në një ferr; dekada me dhunë mes serbëve e shqiptarëve shpërthyen dhe ky regjion eksplodoi në një orgji dhune”, thuhet në këtë seri nga zyrtarë amerikanë.
“Ligji nuk zbatohej, të pafajshëm masakroheshin, rrugët u mbushën me gjak. Karriget për tortura dhe varret masive ishin më të shpeshta se shkollat. Presidenti Bill Clinton shpalli emergjencë, dërgoi Gardën Amerikane të Nderit në regjion për të mbrojtur të dyja palët dhe për të kthyer një dozë normaliteti”.
Episodet 32 dhe 33 të “E gjithë Trashëgimia Amerikane” janë titulluar “Një vend i dhunshëm dhe i komplikuar – Suksesi dhe Tragjedia në Kosovë”.
Pjesa e parë fokusohet në zbarkimin e trupave amerikane në Kosovë në vitin 1999, misioni i të cilëve ende nuk ishte i qartë, thonë zyrtarët amerikanë, dhe ishte diçka në mes të qeverisjes së vendit dhe policimit të tij.
“Ishin kohë konfuze për trupat tona, me kërcënimin e përhershëm të shpërndarjes së dhunës etnike”.
Pjesa e dytë e serisë flet për krimet e luftës që kërcënonin progresin.
“Ishin momente që nuk do të harrohen kurrë nga ushtarët dhe tani ata këtu tregojnë historitë e tyre”.
Episodi i dytë përmban pamje të dhunës seksuale dhe nuk rekomandohet për të gjithë audiencën, tërheqin vëmendjen autorët.
Dy pjesët janë prodhuar nga Josh Harrison në kuadër të serisë së Airborn 82 për të festuar 100 vjetorin e brigadës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...