Lajme

Trupa të pajetë, rrënoja e shpërthime: Kështu duket pjesa perëndimore e Mosulit që kontrollohet nga ISIS-i! (Video, +18)

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 01 Maj 2017

CNN ka publikuar pamje ekskluzive dhe njëherit rrëqethëse të pjesës perëndimore të qytetit të dytë më të madh në Irak, Mosul.

Në video shihen trupat e pajetë të xhihadistëve të shtrirë nëpër rrugë, fëmijët të cilët ecin nëpër rrënoja të cilat dikur kanë qenë shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.

Aty gjithashtu shfaqet një burrë duke bartur në shpinë kushëririn e tij të plagosur, derisa në të gjitha anët e qytetit dëgjoheshin shpërthime dhe të shtëna armësh.

-Advertisement-

Betejat e ashpra për çlirimin e Mosulit janë duke vazhduar. Forcat irakiane presin që gjatë këtij muaji, më së voni pas tri javëve të marrin nën kontroll të plotë këtë qytet.

ISIS ka humbur shumicën e territorit të këtij qyteti që nga fillimi i ofensivës, që filloi tetor të vitit të kaluar.

Militantët e ISIS-it janë të rrethuar në pjesën veriperëndimore, duke përfshirë edhe qytetin e vjetër që ka rëndësi të veçantë historike.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy