Rajoni dhe Bota

Trumpi ndalon shkarkimin e TikTik-ut në ShBA nga e diela

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 19 September 2020

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, do ta ndalojë shkarkimin e aplikacioneve TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashkuara nga mbrëmja e së dielës për shkak të shqetësimeve rreth kërcënimit që këto aplikacione paraqesin për sigurinë kombëtare.

Vendimi i ri do t’i prekë vetëm ata që ende nuk i kanë shkarkuar aplikacionet dhe ata që dëshirojnë të bëjnë përditësime dhe është me efekt më të vogël sesa është pritur, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Aplikacioni WeChat, i cili shërben për shkëmbim të mesazheve, si rrjet social dhe si aplikacion për pagesa përmes internetit, do të përballet me kufizime me të rrepta se TiTok-u. Përdoruesit e TikTok-ut do të vërejnë pak ndryshime deri më 12 nëntor, kur do të hyjë në fuqi ndalimi i disa transaksioneve teknike.

-Advertisement-

“Ne nuk pajtohemi me vendimin e Departamentit të Tregtisë dhe jemi të zhgënjyer për bllokimin e shkarkimeve të reja të aplikacionit nga e diela dhe ndalimin e përdorimit të aplikacionit TikTok në ShBA nga 12 nëntori. Ne do të vazhdojmë ta sfidojmë urdhrin e padrejtë ekzekutiv”, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera