Trump vazhdon sanksionet ndaj Bjellorusisë
Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 14 June 2017
Presidenti amerikan Donald Trump i ka vazhduar sanksionet kundër presidentit bjellorus Alyaksandr Lukashenka, dhe anëtarëve të aparatit të tij drejtues edhe për një tjetër vit.
Trump e ka nënshkruar letrën në të cilën është marrë vendimi për zgjatjen e emergjencës kombëtare, dhe e ka dërguar drejt Kongresit amerikan.
Një këtë letër ndër të tjera thuhet se “veprimet dhe politikat e disa anëtarëve të qeverisë bjelloruse dhe personave të tjerë për të minuar proceset demokratike ose institucionet e Bjellorusisë, për të kryer abuzime të të drejtave të njeriut dhe për t’u angazhuar në korrupsion, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Emergjenca kombëtare ishte deklaruar fillimisht nga presidenti George W. Bush në vitin 2006. Që nga ajo kohë ajo kohë, sanksionet janë vazhduar çdo vit.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se Lukashenka ka mbajtur pushtetin që nga viti 1994 duke shtypur mospajtimin, duke lënë anash kundërshtarët e mundshëm dhe duke u mbështetur fort tek Rusia për subvencione ekonomike.
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...