Lajme

Trump thotë se memorandumi i demokratëve për Rusinë është “tejet politik”

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 11 February 2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se memorandum sekret i shkruar nga anëtarët demokratë të Kongresit amerikan, për ta kundërshtuar një dokument të republikanëve të publikuar së fundit, është “tejet politik” dhe duhet të “redaktohet” shumë.

Zoti Trump, pardje e ka bllokuar publikimin e këtij memorandumi, i cili paraqet përgjigje ndaj memorandumit republikan, të cilin presidenti Trump e ka lejuar që të publikohet.

Në këtë memorandum të republikanëve pretendohet se agjencia FBI dhe Departamenti i drejtësisë kishin anuar kundër Trumpit në hetimet federale për Rusinë dhe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

-Advertisement-

“Demokratëte e kanë dërguar një memorandum të përgjigjes shumë politike dhe të gjatë, për të cilën ata e dinë se për shkak të burimeve dhe metodave, ai duhet të reduktohet rëndë, dhe pastaj ata do ta fajësojnë Shtëpinë e Bardhë për mungesë të transparencës”, ka shkruar mbrëmë zoti Trump në rrjetin Twitter.

Këtë postim ai e ka përfunduar me fjalinë “thuajuni atyre ta ribëjnë dhe ta dërgojnë parap në formën përkatëse”.Vendimi i presidentit për ta bllokuar këtë memorandum i ka zemëruar demokratët, të cilët kanë vlerësuar se i vie erë e standardit të dyfishtë për transparencë.

Më 2 shkurt, presidenti Trump e ka lejuar publikimin e memorandumit të republikanëve pa redaktime.Demokratët thonë se në memorandumin republikan janë keqkarakterizuar informacionet shumë të ndieshme sekrete dhe ato kishin për qëllim për ta diskredituar hetimin e këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me bashkëpfunimin e fshehtë të mundshëm ndërmjet fushatës së Trumpit në vitin 2016 dhe Rusisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera