Lajme

Trump do të shqyrtojë strategjinë për Afganistanin

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 17 August 2017

Presdenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet gjatë ditës së premte me këshilltarët e tij për Siguri Kombëtare, në kampin David, për të diskutuar strategjinë amerikane në Afganistan dhe Azinë Jugore, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Takimi vjen pas njoftimit të Pentagonit se një tjetër ushtar amerikan është vrarë, gjatë një operacioni kundër grupit militant, Shteti Islamik në Afganistan.

Sipas raportimeve të mediave, adiminstrata është e ndarë, për atë se çfarë duhet bërë tutje, pas pyetjeve të presidentit Trump, se cila është arsyeja pse forcat amerikane nuk e kanë fituar luftën më të gjatë në historinë e SHBA-së, derisa Pentagoni rekomandon shtimin e mijëra trupave, për tu përballur me talibanët, në betejën 16 vjeçare.

-Advertisement-

Komandantët amerikanë në Afganistan, kanë thënë se konflikti është “ bllokuar”. Pavarësisht mbështetjes për vite të SHBA-së dhe NATO-s, forcat e sigurisë afgane vazhdojnë të përballen me talibanët dhe prezencën në rritje të Shtetit Islamik në këtë vend.

Talibanët përmes një letre të hapur gjatë kësaj jave, i kanë bërë thirrje presidentit Trump, të largojë trupat amerikane, duke thënë se prezenca e tyre vazhdon luftën dhe parandalon pajtimin.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 8,400 trupa në Afganistan, ndërsa NATO rreth 5000 të tjerë.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, i ka bërë thirrje presidentit Trump të paraqesë luftën në Afganistan, në kuadër të një strategjie per rajonin, duke përfshirë Pakistanin, vend në të cilin disa grupe militante afgane kanë krijuar bazat e tyre, afër kufirit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera