Trump: Tash s’është koha për bisedime me Korenë e Veriut
Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 06 September 2017
Presidenti amerikanm Donald Trumpm i tha Kryeministres britanikem Theresa Maym se një hapje e bisedimeve me Korenë e Veriut nuk do të ishte alternativa më e mirë për t’i dhënë zgjidhje programit në rritje të armëve bërthamore të Phenianit.
“Nuk është koha për të biseduar me Korenë e Veriut”, citohet zoti Trump në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, ku jepeshin pikat kryesore të një telefonate të tij me Kryeministren britanike.
“Të gjitha opsionet mbeten të hapura për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nga agresioni i Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratë.
Presidenti Trump dhe Kryeministrja May u zotuan të vazhdojnë të rrisin “presionin diplomatik dhe ekonomik” mbi Korenë e Veriut, e cila testoi të dielën atë që besohet të jetë një bombë me hidrogjen.
Lidhur me një bisedë telefonike të mërkurën me Presidentin kinez, Xi Jinping, Presidenti Trump tha: “Patëm një telefonatë shumë të mirë, që zgjati për një kohë të gjatë.”
“Presidenti Xi, – tha ai, – dëshiron të bëjë diçka. Do të shohim nëse mund ta bëjë. Por ne nuk do të pajtohemi me atë që po ndodh në Korenë e Veriut. Besoj se Presidenti Xi pajtohet me mua 100 për qind. As ai nuk dëshiron ta pranojë atë që po ndodh atje.”
I pyetur nëse po shqyrtonte veprime ushtarake kundër Koresë së Veriut, zoti Trump u tha gazetarëve: “Sigurisht që nuk është zgjedhja jonë e parë, por do të shohim çfarë do të ndodhë”.
Ndërkohë, Televizioni shtetëror kinez tha se zoti Xi i deklaroi Presidentit Trump se Kina është e angazhuar për të çnuklearizuar Gadishullin Korean. Por Xi theksoi se zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut dhe mjeteve paqësore.
Presidenti Trump është zotuar të ndalë tregtinë me çdo vend që bën biznes me Korenë e Veriut dhe Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin thotë se po punon për hollësitë e një plani të tillë, i cili do të kishte kryesisht në shënjestër Kinën.
Më shumë se 90 për qind e të ardhurave të eksportit të Koresë së Veriut vijnë nga Kina.
PUTIN DËNON PROVËN E PHENIANIT
Presidenti rus Vladimir Putin u bashkua sot me komunitetin ndërkombëtar në dënimin e provës së fundit bërthamore të Koresë së Veriut. Presidenti rus, i cili sot zhvilloi një takim me homologun e tij koreanojugor, tha se sanksionet dhe trysnia diplomatike nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e krizës në Gadishullin Korean.
Duke folur pas takimit me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-inin në portin rus të Vladivostokut, zoti Putin bëri thirrje për bisedime me Korenë e Veriut, duke thënë se sanksionet nuk janë një zgjidhje për çështjen e programit bërthamor dhe raketor të Phenianit:
“Në të njëjtën kohë është e qartë se është e pamundur të zgjidhësh problemet e Gadishullit Korean vetëm me sanksione dhe presione. Ne nuk duhet të biem pre e emocioneve dhe ta vendosim Korenë e Veriut në një situatë pa rrugëzgjidhje. Të gjithë duhet të veprojnë me gjakftohtësi dhe të shmangin hapat që çojnë në shkallëzimin e tensioneve. Është shumë e vështirë të bëhet përparim në situatën aktuale pa mjete politike dhe diplomatike, në fakt unë besoj se në këto kushte përparimi është i pamundur”.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dje tha se programi bërthamor i Koresë së Veriut është një nga kërcënimet më serioze të botës dhe bëri thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën:
“Duhet të nxisim dialogun dhe komunikimin e nevojshëm për të shmanguar kalkulimet e gabuara dhe keqkuptimet. Retorika konfrontuese mund të sjellë pasoja të paparashikuara. Zgjidhja duhet të jetë politike. Pasojat e një veprimi ushtarak janë shumë të tmerrshme”.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-inin po i bën thirrje Moskës të mbështesë vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Phenianit.
Rusia dhe Kina, partneri kryesor tregtar i Koresë së Veriut, pajtohen se ashpërsimi i sanksioneve kundër Phenianit nuk do të ulë tensionet në Gadishullin Korean. /VoA
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/trump-tash-s-shte-koha-per-bisedime-me-korene-e-veriut-430361/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Të tjera
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...