Trump synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, por kush është gjenerali që iu besua ky mision
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 29 November 2024
President i ardhshëm amerikan, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka nominuar ish-gjeneralin, Keith Kellogg si të dërguarin e posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë.
“Keith ka pasur një karrierë të shquar në ushtri dhe biznes dhe ka shërbyer në role shumë të ndjeshme lidhur me sigurinë kombëtare gjatë administratës time të parë. Ai ka qenë me mua që nga fillimi! Së bashku, do të sigurojmë paqe përmes fuqisë dhe do ta bëjmë Amerikën dhe botën sërish të sigurtë”, ka shkruar Trump në rrjetin social, Truth Social.
Aktualisht nuk ekziston një i dërguar i posaçëm për luftën në Ukrainë, por 78-vjeçari ka shprehur interesim për krijimin e këtij posti.
Kush është Keith Kellogg?
Keith Kellogg (80 vjeç), një gjeneral në pension, ka shërbyer gjatë mandatit të parë të Trumpit si shef i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe si këshilltar për sigurinë kombëtare të nënpresidentit të atëhershëm, Mike Pence.
Trump ka premtuar më herët t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë, duke përdorur marrëdhëniet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Megjithatë, ky qëndrim ka ngritur shqetësime midis mbështetësve të Kievit, të cilët druhen se presidenti mund të negociojë një marrëveshje që do të lëshonte territore ukrainase Rusisë ose do të rrezikonte sigurinë e ardhshme të Ukrainës.
Cili është plani i Kellogg-ut?
Sipas raportimeve të reuters, plani i Kelloggut për t’i dhënë fund luftës, i paraqitur Trumpit në muajin korrik, përfshin:
Kushte për ndihmë ushtarake: Ukraina do të merrte armë shtesë amerikane vetëm nëse pranon të angazhohet në negociata paqësore me Rusinë;
Presion ndaj Rusisë: SHBA do ta paralajmëronte Rusinë se, nëse refuzon të negociojë, Uashingtoni do të rrisë mbështetjen për Kievin;
Ngrirja e vijës së frontit: Linjat aktuale të frontit do të “ngrihen” në pozitat e tyre aktuale, një propozim i refuzuar deri më tani nga të dyja palët;
Anëtarësimi në NATO: Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO do të hiqej nga diskutimet, të paktën për një të ardhme të afërt.
Ky plan është i diskutueshëm, pasi do t’i jepte Rusisë kontroll të pakontestuar mbi disa pjesë të Ukrainës lindore për një periudhë të konsiderueshme kohore.
Për më tepër, disa republikanë, veçanërisht në Dhomën e Përfaqësuesve, mund të kundërshtojnë një rritje të ndihmës për Ukrainën. Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
Të tjera
-
PDK dënon ashpër aktin kriminal të hedhjes së granatës në ndërtesën komunale në Zveçan
Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër aktin kriminal të hedhjes së një gr...
-
Vrạsja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: Pajtimin e vrạu gruaja e tij
Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur mbrëmjen e 27 nëntorit, bashkë...
-
MPB-ja merr vendimin, do të regjistrohen faktet e gjendjes civile
Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar vendimin përmes të cilit u mundës...
-
Albin Kurti injoron Lulzim Beqirin, hartuesin e dokumenteve të dy premtimeve më të rëndësishme, vendos sekretar të qeverisë Arben Krasniqin me më së paku pikë
Me më së paku pikë si dhe pas dy viteve që ishte shpallur konkursi dhe ishte ...
-
Haki Abazi flet rreth aludimeve se do t’i bashkohet AAK-së
Deputeti Haki Abazi ka folur rreth aludimeve se mund të kalojë në partinë e A...
-
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
Gjykata Speciale e ka urdhëruar Pjetër Shalën të paguajë 208 mijë euro si zhd...
-
Momenti kur Albin Kurti ia “kris” këngës “Mora fjalë”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë për nder të festës së 28 nëntorit...
-
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se kanë fes...
-
Suspendohen policët sepse nuk reaguan gjatë fshirjes së muralit nacionalist në Mitrovicën e Veriut
Gjashtë policë janë suspenduar për 72 orë pasi është konstatuar se kanë qenë ...
-
Lahi Brahimaj kujton lirimin nga Haga, 12 vite më parë
Lahi Brahimaj ka thënë se data 29 nëntor është një datë e rëndësishme për të....
-
Gazetari Drin Ejupi sot i bashkohet PDK-së, do të jetë kandidat për deputet
Partia Demokratike e Kosovës sot ka thirrur konferencë për media në ora 14:00...
-
Në Ditën e Flamurit, Unioni i Bashkive Shqiptare ndau mirënjohje për Eliza Hoxhën
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka bërë të ditur se n...