Trump sulmon Zelenskyn për sulmet ndaj depove ruse të karburantit: Po e dëmton botën, ndiq qëllimet e tua, jo naftën
Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 13 September 2026
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërime të ashpra ndaj Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me taktikat e tij ushtarake dhe sulmet ndaj objekteve ruse të karburantit.
Gjatë një prononcimi të dielën nga klubi i tij i golfit në Doonbeg të Irlandës, Trump u shpreh se Zelenskyy po dëmton ekonominë botërore përmes këtyre veprimeve. Sipas tij, mungesa e karburantit dhe naftës në tregjet globale po shkaktohet nga konflikti Rusi-Ukrainë dhe jo nga situata në Lindjen e Mesme, ndaj i bëri thirrje Kievit që të ndalojë shkatërrimin e karburantit dizel në Rusi.
Zelensky duhet të bëjë një gjë, të ndalojë shkatërrimin e karburantit dizel në Rusi. Ai po krijon mungesë të naftës. Kjo nuk po ndodh për shkak të Lindjes së Mesme, por për shkak të asaj që po ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës ”, u tha presidenti amerikan gazetarëve, duke iu referuar udhëheqësit ukrainas.
“Le të ndjekë qëllimet e tij, por jo naftën, sepse ajo shkakton mungesë nafte dhe dëmton botën”, shtoi Trump.
Për muaj me radhë, Ukraina ka ndërmarrë sulme me rreze të gjatë veprimi dhe me dronë ndaj industrisë ruse të naftës dhe gazit, të cilën Kievi e konsideron si burimin kryesor financiar që nxit dhe ushqen pushtimin rus. Kjo fushatë ka sjellë kufizime në shpërndarjen e brendshme të karburantit në Rusi dhe ka përfshirë shënjestrimin e shitësve kryesorë online, duke e afruar luftën gjithnjë e më pranë popullsisë civile. Ndërkohë, si kundërpërgjigje, Rusia ka intensifikuar fushatën e saj ajrore duke përdorur raketa balistike dhe dronë, me synim kryesor shkatërrimin e rrjetit elektrik të Ukrainës përpara dimrit.
Në frontin diplomatik, situata mbetet e ndërlikuar, megjithëse ka sinjale për dialog. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të dielën se Moska është e hapur për të rifilluar bisedimet e paqes gjatë vjeshtës, duke përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, dhe se muaji tetor mbetet një mundësi e hapur. Kjo deklaratë vjen pas vizitave që të dërguarve amerikanë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, zhvilluan së fundmi në Moskë dhe Kiev. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve diplomatike, kërkesat themelore të të dyja palëve vazhdojnë të mbeten të papajtueshme, veçanërisht për sa i takon çështjes së lëshimeve territoriale.

T� tjera
-
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtores...
-
Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online
Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin ...
-
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike...
-
Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka kritik...
-
Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pik...
-
Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mb...
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje ...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun
Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar...
-
Sot vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe...
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
































