Lajme

Trump sulmon udhëheqësin e sindikatës në Ditën e Punës

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 03 September 2018

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e filloi Ditën Kombëtare të Punës, e cila festohet çdo të hënën e parë të shtatorit, duke sulmuar udhëheqësin e organizatës ombrellë të sindikatave (AFL-CIO), Richard Trumka, i cili kritikoi ashpër presidentin gjatë fundjavës.

Trump tha sot se Trumka “përfaqësoi bashkimin e tij të dobët në televizion këtë fundjavë. Është e lehtë të shohësh përse sindikatat po bëjnë punë kaq keq. Një Dem!”

Sulmi i presidentit erdhi pasi Trumka u shfaq në “Fox News Sunday” gjatë fundjavës, ku ai tha se përpjekjet për të rishikuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut duhet të përfshijnë Kanada. Trumka, organizata e të cilave është një grup ombrellë për shumicën e sindikatave, tha se ekonomitë e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës janë “të integruara dhe është shumë e vështirë të shihet se si do të funksiononte kjo pa pasur Kanadanë në marrëveshje”.

-Advertisement-

Trump tha të shtunën se nuk ishte “asnjë domosdoshmëri politike” për ta mbajtur Kanadanë në NAFTA. Por siç shkruajnë mediat amerikane, është e diskutueshme nëse Trump mund të përjashtojë në mënyrë të njëanshme Kanadanë nga një marrëveshje për të zëvendësuar marrëveshjen NAFTA me tre kombe, pa miratimin e Kongresit.

Negociatat e administratës Trump për të mbajtur Kanadanë në bllokun e riintegruar tregtar, do të rifillojnë këtë javë, pasi Uashingtoni dhe Otava po përpiqen të thyejnë bllokadën tregtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera