Lajme

Trump shpërbën Këshillin Presidencial Këshillues për HIV-in dhe Sidën

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 30 December 2017

Administrata e Presidentit Trump ka shkarkuar anëtarët e mbetur të Këshillit Presidencial Këshillues për HIV-in dhe Sidën.
Anëtarët e këshillit morën një letër këtë javë ku thuhej se emërimet e tyre merrnin fund “menjëherë”, sipas një artikulli në gazetën “Washington Post”.

Këshilli ishte krijuar në vitin 1995 gjatë administratës së ish-Presidentit Clinton, për të këshilluar Shtëpinë e Bardhë për strategji dhe politika për të luftuar këtë sëmundje.
Gjashtë nga anëtarët e Këshillit, të indinjuar nga veprimet e Shtëpisë së Bardhë për politikat për shëndetësinë, dhanë dorëheqjen në qershor. Scott Schoettes, një avokat në një organizatë për të drejtat e komunitetit LGBT, ishte një prej tyre.

Në atë kohë ai u shpreh se Presidentit Donald Trump “nuk i interesojnë të sëmurët me HIV”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera