Lajme

Trump shkarkon Anthony Faucin: Nëse do ta kishim dëgjuar do të kishim 500 mijë vdekje

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 19 October 2020

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përmes një telefonate me stafin e fushatës presidenciale, ka shkarkuar Anthony Faucin, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive amerikane, duke e quajtur atë si një “katastrofë”.

 

 

-Advertisement-

“Njerëzit janë lodhur nga COVID”, tha Trump. “Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”,  ka thekuar Trump njofton televizioni amerikan CNN.

Ai ka thënë se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me pandeminë COVID-19, SHBA-ja do të kishte 500 mijë vdekje. Sipas Universitetit Johns Hopkins, në SHBA deri më tani kanë vdekur rreth 220 mijë persona shkaku i coronavirusit.

Fauci, i cili ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për gati 40 vjet, ka kërkuar vazhdimisht një qasje të kujdesshme dhe të drejtuar nga shkenca ndaj pandemisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera