Trump shfuqizon urdhërin e Obamës për armatimin e policisë
Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 29 August 2017
Presidenti amerikan Donald Trump ka shfuqizuar kufizimet e vendosura nga parardhësi i tij Barack Obama për pajisjen e forcave të policisë me armatim ushtarak.
Urdhëri i ri ekzekutiv lejon pajisjen e uniformave blu me helmeta anti-plumb dhe autoblinda. Prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions deklaroi se urdhëri ka si qëllim përforcimin e sigurisë publike.
Gjatë drejtimit të Shtëpisë së Bardhë, Obama ndaloi ushtrinë që t’i dorëzonte armatime të rënda forcave të policisë, pas trazirave të verifikuara në Ferguson të Misurit në vitin 2014.
Vendimi erdhi pas kritikave se policia ishte tej mase e armatosur përballë njerëzve të mbledhur në protesta, gjatë të cilave një adoleshent me ngjyrë i çarmatosur u vra nga një oficer policie i bardhë.
Ish-presidenti shprehu shqetësimin për reagimin e publikut ndaj pamjeve që tregonin policinë e militarizuar, duke deklaruar se policia duhet të perceptohet si pjesë e komunitetit dhe jo si një forcë pushtuese.
Por kryeprokurori Sessions argumentoi se kufizimet e zotit Obama ishin të ekzagjeruara.
“Ne nuk do të lejojmë mbivendosjen e shqetësimeve sipërfaqësore mbi sigurinë publike. Urdhëri ekzekutiv do t’ju mundësojë juve të keni pajisjet e duhura për të bërë punën tuaj dhe për të dhënë mesazhin e qartë se ne nuk do të lejojmë që aktivitetet kriminale, dhuna dhe paligjshmëria të kthehen në një rend normal”, tha Sessions në konventën e policisë. /Top Channel/
Të tjera
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
“Ju besua siguria e gjithçka tjetër fakultetit të një shteti tjetër”. Ga...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...