Lajme

Trump përmend Kosovën në mbledhjen e OKB-së

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 23 September 2020

Presidenti i Amerikës, Donald Trump e ka quajtur edhe një herë sukses ndërkombëtar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një gjë të tillë, Trump e bërë në takimin virtual të Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ku u shënuar 75 vjetorit të themelimit të OKB-së, shkruan Gazeta Infokus.

“Këtë muaj ne arritëm një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës. Ne arritëm dy suksese të mëdha me dy marrëveshjeje paqeje në Lindjen e Mesme”, tha ai duke iu referuar atyre të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
Poashtu Trumpa ka folur edhe për masat e ndërrmarra nga SHBA për mobilizimin më agresiv që pas Luftës së Dytë Botërore, duke përmendur prodhimin e një numri rekord të respiratorëve, trajtimet që po zhvillohen, uljen e përqindjes në 5 për qind që nga prilli, dhe përpjekjen për zhvillimin e vaksinave që ai tha se janë në fazat përfundimtare të provave klinike. “Ne do ta mundim virusin dhe do t’i japim fund pandemisë”, tha Trump. VOA raporton se Presidenti Trump është kritikuar ashpër nga rivali i tij demokrat, Joe Biden për mënyrën si e ka trajtuar pandeminë. “Ai po i nxit njerëzit që të mos ndjekin këshillat shkencore të ekspertëve të shëndetësisë. Presidenti duhet të japë dorëheqjen”, tha zoti Biden, duke shtuar se nëse ai do të kishte vepruar më herët, do të kishte shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga koronavirusi.

Në fjalimin e tij, zoti Trump, që e quajti COVID-ë9-ën një virus kinez, tha se OKB-ja duhet ta vërë Kinën para përgjegjësisë si vendi që e “përhapi këtë murtajë” dhe kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata të rreme për virusin. Ai tha se ajo kontrollohet nga Kina./Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera