Rozë

Trump përdori pa autorizim këngën e filmit Titanik,Celine Dion nuk i kursen kritikat

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 12 August 2024

Celine Dion ka reaguar ndaj fushatës së Trump pasi u vendos kënga e saj hit, “My Heart Will Go On”, në një tubim të fundit në Montana, shkruajnë mediat e huaja.

Fushata nuk ishte e autorizuar të përdorte hitin e saj të vitit 1997, i cili është përgjithmonë i lidhur me filmin romantik të James Cameron të vitit 1997, Titanic.

“Sot, ekipi menaxhues i Celine Dion dhe kompania e saj diskografike, Sony Music Entertainment Canada Inc., u bënë të vetëdijshëm për përdorimin e paautorizuar të videos, regjistrimit, performancës muzikore dhe imazhit të Celine Dion duke kënduar “My Heart Will Go On” në fushatën e Trump/JD Vance në Montana. Në asnjë mënyrë ky përdorim nuk është i autorizuar, dhe Celine Dion nuk e miraton këtë apo ndonjë përdorim të ngjashëm”, shkruhet në një deklaratë të publikuar në llogaritë e artistes Twitter dhe Instagram.

-Advertisement-

Kundërshtimi i Dion vjen më pak se një muaj pas rikthimit të saj me një performancë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 Ndërkohë artistë të njohur si Rihanna, Rolling Stones, Ozzy Osbourne, Queen etj., kanë kundërshtuar më parë që në fushatat presidenciale të Donald Trump të përdoret muzika e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera