Rajoni dhe Bota

Trump paralajmëron: Irani po planifikon sulm tinëzar ndaj amerikanëve në Irak, do të paguajnë shtrenjtë nëse ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 01 April 2020

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, tërhoqi vërejtjen regjimit të mullave në Republikën Islamike të Iranit se do të përballen me pasoja të rënda nëse kjo ndodh. Këtë e shkroi presidenti amerikan Trump pas raportimit nga agjencitë amerikane të inteligjencës sot në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti e bëri njoftimin e befasishëm me një shkrim në rrjetin social Twitter të mërkurën, e që vjen pas ngritjes së tensioneve mes dy shteteve pas konfrontimeve të mëparshme dhe pandemisë së korona virusit.

“Sipas informacionit dhe besimit, Irani dhe vartësit e tyre po planifikojnë një sulm tinëzar ndaj trupave dhe aseteve amerikane në Irak. Nëse kjo ndodh tani, Irani do të paguaj një çmim shumë të lartë” shkroi Trump.
Ky shkrim nga Trump erdhi pas raportimit të pasdites nga agjencitë e inteligjencës amerikane në Shtëpinë e Bardhë.

-Advertisement-

Tensionet e fundit po vijnë pas disa muaj nga konfrontimet mes SHBA’së dhe Iranit ku ndodhi sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad për të cilën u fajësua Irani si dhe më parë ishte vrarë një kontraktor civil amerikan në irak nga paramilitarë të afërt me Iranin. Si kundërpërgjigje SHBA’ja kreu një sulm ajror në aeroportin e Bagdad që si pasojë pati vdekjen e gjeneralit iranian Qaseem Soleimani, kreu i brigadës Quds në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera