Lajme

Trump: Numri masiv i testimeve po ndikon në rritjen e rasteve me COVID-19 në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 03 July 2020

Një status i fundit i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në llogarinë e tij në facebook tregon për arsyen se pse në SHBA ka pas rritje të rasteve me virusin COVID-19.

Trump shkruan se arsye për rritjen e rasteve është testimi masiv dhe më i mirë në krahasim me të gjitha vendet që po bëhet në SHBA.

Pra sipas tij në rritjen e rasteve po ndikon numri i madh i testeve të cilat po bëhen, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Mirëpo një lajm i mirë sipas presidentit të SHBA-së është se ka rënë shkalla e vdekjeve si pasojë e virusit.

“Ekziston një rritje në rastet e Coronavirus sepse testimi ynë është kaq masiv dhe aq i mirë, shumë më i madh dhe më i mirë se çdo vend tjetër. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm, por një lajm edhe më i mirë është se vdekja, dhe shkalla e vdekjes, është VDES. Gjithashtu, të rinjtë, të cilët bëhen më të lehtë dhe më të shpejtë”, shkruan ai.

Pas këtij statusi të publikuar reagime të shumta ka pasur nga qytetarët të cilët në komente këtë arsyetim e konsiderojnë qesharak.

Deri më tani në SHBA janë konfirmuar  2,739,879 raste me virusin COVID-19, 128,740 persona kanë humbur jetën ndërsa 781,970 janë shëruar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera