Trump nuk është i vetmi, ja disa nga ish-udhëheqësit botërorë që janë përballur me akuza penale dhe kanë përfunduar në burg
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 31 March 2023
Donald Trump është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale. Mirëpo, ai nuk është i vetmi ish-lider botëror që është hetuar pas largimit nga detyra.
Më poshtë, një përmbledhje me disa nga ish-udhëheqësit që janë tërhequr në gjykatë dhe nuk i kanë shpëtuar dënimit me burg vitet e fundit.
Nicolas Sarkozy
Ish-presidenti francez u dënua me një vit burg dhe dy vjet me kusht pasi u shpall fajtor për korrupsion dhe tregti me ndikim në mars 2021.
68-vjeçari u dënua nga një gjykatë e Parisit pasi u përpoq të merrte në mënyrë të paligjshme informacion nga një gjyqtar i lartë në vitin 2014, sa i përket një veprimi ligjor në të cilin ishte përfshirë.
Më vonë në vitin 2021, Sarkozy u dënua me një vit arrest shtëpie pasi u zbulua se kishte financuar ilegalisht fushatën e tij për rizgjedhje në 2012.
Park Geun-hye
Në vitin 2018, ish-udhëheqësja e Koresë së Jugut u dënua me 24 vjet burg pasi ndaj saj rëndonin 16 akuza, duke përfshirë ryshfet, abuzim me pushtetin dhe zhvatje.
Ishte një rast i bujshëm korrupsioni që tërhoqi disa nga kompanitë më të mëdha të vendit.
Park, 71 vjeç, u fal nga pasardhësi i saj në dhjetor 2021.
Silvio Berluskoni
Berlusconi, ish-kryeministri italian, ka qenë në dhe jashtë gjykatës disa herë.
Në vitin 2012, ai u dënua me katër vjet burg për mashtrim tatimor të lidhur me kanalet e tij televizive.
Një vit më pas, Berlusconi, 86 vjeç, pretendoi se ishte “absolutisht i pafajshëm” pasi u shpall fajtor për pagesën për seks me një prostitutë të mitur. Dënimi i tij u anulua në vitin 2014 pas një apeli.
Najib Rezak
Ish-kryeministri i Malajzisë, 69 vjeç, filloi një dënim me 12 vjet burg vitin e kaluar pasi gjykata e lartë e vendit la në fuqi një vendim fajësie në një çështje masive korrupsioni në të cilën ai ishte përfshirë.
Hetuesit zbuluan se rreth 4.5 miliardë dollarë ishin vjedhur nga fondi shtetëror 1Malaysia Development Berhad ose 1MDB – i bashkëthemeluar nga Najib për të nxitur investime të reja në Malajzi – dhe se më shumë se 1 miliard dollarë shkuan në llogaritë e lidhura me Najib.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...