Rajoni dhe Bota

Trump nisë gërmimet në Hënë e në Mars

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 08 April 2020

Bota mund të jetë mbërthyer prej masave kundër koronavirusit, por Donald Trump ka pak brenga tokësore në mendjen e tij, pasi nënshkroi urdhërin ekzekutiv që inkurajon ShBA-të të gërmojnë hënën për të gjetur minerale.

Urdhëri ekzekutiv e bën të qartë se ShBA-të nuk e shohin hapësirën si “një të mirë globale”, duke i hapur rrugë gërmimit të hënës pa ndonjë lloj të traktatit ndërkombëtar.

“Amerikanët duhet ta kenë të drejtën që të bëjnë eksplorime komerciale, rigjenerim, dhe përdorim të resurseve në hapësirë,” shkruan në këtë urdhër, e që thekson se ShBA-ja kurrë nuk kishte nënshkruar marrëveshjen e vitit 1979 të njohur si traktati i hënës, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

-Advertisement-

Kjo marrëveshje përcakton se çdo aktivitet në hapësirë duhet të jetë konform ligjit ndërkombëtar. Në vitin 2015, Kongresi amerikan kaloi një ligj që në mënyrë eksplicite lejon kompanitë amerikane të përdorin resurset nga huna dhe asteroidet.

Sipas urdhërit ekzekutiv të Donald Trumpit, ShBA-ja do të kundërshtojë çdo përpjekje për të përdorur ligjin ndërkombëtar për të penguar përpjekjet e saj për të hequr pjesë të hënës apo, nëse ngritet mundësia, për të gërmuar në planetin Mars dhe “në të tjerë trupa qiellorë”.

Zelli i ri i administratës së Donald Trump për të filluar shpimet në hënë është konsistent me mbështetjen e tij entuziaste për rinisjen e gërmimeve në Tokë.

Trumpi po ashtu ka pasur interes të vazhdueshëm në vendosjen e fuqisë amerikane në hapësirë, duke e formuar atë që njihet si Forca Hapësinore brenda ushtrisë amerikane vitin e kaluar, dhe e cila do të bënte luftë hapësinore nëse do të ishte e nevojshme.

Presidenti ishte dukur konfuz në lidhje me përbërjen e hapësirës, megjithatë, kur kishte postuar në Twitter gjatë muajit qershor të vitit të kaluar se Nasa “duhet të fokusohet në gjëra më të mëdha që do të bëjmë, përfshirë planetin Mars (pjesë e të cilit është edhe Hëna).

 

Nuk është e qartë nëse presidenti përnjëmend mendon që hëna është pjesë e planetit Mars, edhe pse në fakt ato janë krejtësisht të ndara – me hënë, e cila është satelit i tokës me 238 mijë milje larg nga planeti ynë ndërsa Marsi, që është edhe vetë planet, është rreth 140 milionë milje larg tokës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera