Lajme

Trump nën hetim?

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 15 June 2017

“Washington Post” raporton se prokurori special, Robert Mueller është duke e hetuar Presidentin Donald Trump për pengim të drejtësisë.

Mueller po përgatitet të marrë në pyetje këtë javë 3 zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete, njëri prej të cilëve Dan Coats, kreu i NSA-së do të dalë edhe përpara Komitetit të Inteligjencës në Senat. Për CNN, ky është sinjali më domethënës deri tani se hetimi i Mueller po shkon përtej pyetjeve mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Lajmi vjen në të njëjtën javë kur miku, njëkohësisht donator i fushatës së Trump, Chris Ruddy përmendi mundësinë që shefi i Shtëpisë së Bardhë ta pezullonte prokurorin e posaçëm, i cili i mori në dorë frerët e hetimit pas shkarkimit nga posti të shefit të FBI-së, James Comey.

-Advertisement-

Ndihmësit e Trump e dënuan menjëherë raportin e “Washington Post” e thanë se rrjedhja e informacionit të FBI-së në raport me Presidentin është e papranueshme, e pafalshme dhe e paligjshme.

Që në letrën e tij të pezullimit të Comey-t e në vazhdim, Trump ka pretenduar gjithmonë se nuk është nën hetim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera