Lajme

Trump mesazh për autoritetet iraniane: Mos i vrisni protestuesit, SHBA-ja po shikon

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 12 January 2020

Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka dërguar porosi përmes profilit të tij në facebook deri tek autoritetet iraniane pas protestave  të mbrëmshme.

Në këto protesta ku mijëra qytetarë dolën në rrugët e Teheranit për të shfaqur pakënaqësinë pasi autoritetet pranuan se gabimisht kanë rrëzuar avionin ukrainas duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

“Deri tek liderët e Iranit- MOS I VRISNI PROTESTUESIT. Mijëra tanimë janë vrarë ose burgosur nga ju, ndërsa bota po shikon. Më me rëndësi, SHBA-ja po shikon. Lëshojeni internetin dhe lëreni gazetarët të shkruajnë lirshëm! Ndaloni vrasjen e njerëzve të mëdhenjë Iranian”, shkruan Trump./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera