Lajme

Trump lajmërohet sërish: Vetëm Zoti e parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja, s’frikësohemi

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 14 July 2024

Donald Trump publikoi deklaratën e dytë në platformën e tij “Truth Social”, pasi i mbijetoi atentatit në tubimin elektoral në Pensilvani.

“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja”, tha Trump për të shtënat, të cilat lanë të paktën një pjesëmarrës të vdekur dhe dy të plagosur rëndë. “Ne nuk do të kemi frikë”, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

Ai tha se do të mbetet “rezistent” dhe shtoi: “Dashuria jonë shkon për viktimat e tjera dhe familjet e tyre”.

-Advertisement-

“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë, duke mbetur të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë”, tha ai. “Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me kombin tonë të madh këtë javë nga Wisconsini”.

Trump pritet të vazhdojë të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee, e cila fillon të hënën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera