Trump, kritika May-t për videot anti-islamike
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 30 November 2017
Në një përplasje të rrallë mes aleateve presidenti amerikan Donald Trump fshikulloi publikisht Theresa May-n duke i thënë asaj të fokusohej tek terrorizmi, pasi liderja britanike e kritikoi për ripostimin e videove anti-myslimane të së djathtës ekstreme.
“Mos u fokuso tek mua, por tek lufta shkatërruese e terrorizmit radikal islamik që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar’-ishte komenti i numrit një të Washington në rrjetin social “twitter”.
Presidenti amerikan ripostoi më herët tre video provokuese të cilat u publikuan fillimisht nga Jayda Fransen, zv/kryetarja e grupit ‘Britania e para’ i themeluar nga pjesëtarë të partisë së ekstremit të djathtë BNP.
Videoja e parë tregonte një emigrant mysliman që sulmonte një holandez me paterica, por sipas autoriteteve holandeze agresori kishte lindur e ishte rritur në këtë shtet, e nuk ishte emigrant.Në videon e dytë shfaqet një burrë që shkatërron statujën e Virgjëreshës Mari e publikuar ne You Tube në 2013-tën, ndërsa e treta tregon një moment gjatë trazirave në Egjipt po në këtë vit, kur një burrë shtyhet nga një ndërtesë e lartë në Aleksandri.
Zëdhënësi i kryeministres britanike Theresa May tha se postimi i këtyre videove ishte një veprim i gabuar për një president. Reagime të ashpra erdhën edhe nga politikanë të tjerë amerikane, të cilët thanë se presidenti po amplifikonte zërin e ekstremistëve të djathtë dhe se kjo ishte thellësisht shqetësuese.
Incidenti nxiti thirrjet per anulimin e vizitës së Trump në Britani, edhe pse Dawning Street konfirmoi se ftesa ishte ende e vlefshme.
Të tjera
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...