Lajme

Trump krenar me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 08 February 2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është krenar me Kosovën.

Kështu tha këshilltari i tij për siguri kombëtare Herbert McMaster. Ai shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën si shtet stabil, prosperues dhe demokratik.

Këto komente MCMaster i bëri në ceremoninë e shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Washington.

-Advertisement-

“Dua t’ju sjell përshëndetjet e Presidentit tonë. Presidenti Trump është shumë krenar për Kosovën, krenar për atë që ju keni arritur dhe shumë krenar për marrëdhëniet tona me Kosovën.”

Gjenerali McMaster tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Kosovën në aspektet e ndryshme të përparimit të shoqërisë dhe në angazhoimet e saj ndërkombëtare:

“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju ndërsa ju forconi institucionet demokratike, mbroni të drejtat e njeriut, përballeni me korrupsionin dhe krijoni një shoqëri të përgjegjshme ndaj sundimit të ligjit. Ne do të qëndrojmë me ju ndërsa ju forconi ekonominë dhe pakësoni papunësinë, sidomos mes të rinjve të Kosovës. Ne do të qëndrojmë me ju ndërsa ju mbani angazhimet tuaja ndërkombëtare dhe rigjallëroni dialogun me Serbinë për të kapërcyer një nga kapitujt më të vështirë të historisë dhe të kujtesës.”

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare H.R. McMasters ishte mes një grupi amerikanësh që morën pjesë në ceremoni, mes të cilëve kishte ligjvënës, përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të sigurisë kombëtare.

Në Pritje ishte edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Gjenerali McMaster tha se kishte qenë vetë në Kosovë në vitin 1999, si komandant skuadre, në kohën kur sapo kishte mbaruar konflikti./VOA/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera