Lajme

Trump: Me Korenë e Veriut, diplomacia e kotë

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 03 September 2017
“Me Korenë e Veriut, diplomacia është e kotë”, shkruan Donald Trump në Twitter pas testit të gjashtë e më të fuqishëm bërthamor të vendit komunist.
“Fjalët dhe veprat e këtij vendi të papërgjegjshëm vazhdojnë të jenë armiqësorë dhe tejet të rrezikshme për SHBA-në. Peniani, thotë Trump,  është kthyer në një kërcënim madhor dhe në një telash për Kinën, që po përpiqet të ndihmojë, por pa ndonjë sukses real.

Pekini, Seuli, Tokio e Moska e kritikuan ashpër provën e radhës së vendit komunist, e cila shkaktoi një termet prej 6,3 ballësh, të pasuar dhe nga një lëkundje e dytë, e një intensiteti me të ulet.

Ministria e Jashtme ruse u shpreh thellësisht e shqetësuar nga episodi i konsideruar prej saj si një tjetër shembull i shpërfilljes që tregon Peniani ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rezolutave të tij.

Por Rusia sërish i meshon nevojës për rikthimin në rrugën e dialogut dhe negociatave, pikërisht ajo që në këtë pike nuk e bind me shefin e Shtëpisë së Bardhë. Paralajmërime ndaj Koresë se Veriut janë dhënë plot, por të gjitha kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Eventi këtë herë ka qenë shumë më i madh se ato që kemi parë deri tani dhe mund të jetë tregues i faktit që ata po e avancojnë programin e tyre të armeve bërthamore”, deklaron Lassina Zerbo, sekretar i përgjithshëm i CTBTO, Organizata e Traktatit për Ndalimin Gjithëpërfshirës të Provave Bërthamore.

-Advertisement-

Trump u takua me ekipin e sigurisë për të diskutuar mbi Korenë e Veriut, e nga sa pohoi sekretari i Thesarit Steve Mnuchin në një intervistë për “Fox News”, është në shqyrtim një paketë e re sanksionesh ekonomike ndaj vendit problematik.

Peniani njoftoi më herët se kishte kryer testin e tij të gjashtë atomik gjatë të cilit është përdorur një bombë me hidrogjen, që mund të vendoset në një raketë balistike ndërkontinentale.

“Termeti artificial” i krijuar nga kjo provë ishte 9.8 herë më i fuqishëm se ai i shkaktuar prej testit të pestë bërthamor të Penianit. Nuk vonoi shumë pas lajmit që Presidenti i Koresë së Jugut të mblidhte me urgjencë Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare.

Administrata kineze e tërmeteve e përshkroi lëkundjen e tokës në Korenë e Veriut si “shpërthim të dyshuar”, e sqaroi se kishte regjistruar edhe një lëvizje të dytë pas të parës me magnitudë 4,6 ballë.

Prova e fundit nukleare e vendit komunist ishte shtatorin e 2016-tës dhe sfidoi hapur si sanksionet e OKB-së, ashtu edhe presionin ndërkombëtar për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor dhe testimit të raketave që mund të mbërrijnë deri në tokën amerikane. /TopChannel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera