Lajme

Trump kërkon traktat të ri mbi kontrollin e armëve

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 01 February 2019

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Rusia nuk i është përmbajtur Traktatit mbi Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), por shpreson se mund të arrihet një pakt më i mirë.

“Njëra anë nuk e ka respektuar. Ne e kemi bërë, por ana tjetër jo”, tha Trump për reporterët në Shtëpinë e Bardhë.

“Shpresoj se jemi në gjendje t’i mbledhim të gjithë në një dhomë dhe të bëjmë një traktat të ri që do të jetë shumë më i mirë, por të gjithë duhet ta respektojnë atë”, u shpreh presidenti amerikan.

-Advertisement-

Trump insistoi gjithashtu se “SHBA-ja nuk mund të qëndrojë në dizavantazh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera