Rajoni dhe Bota

Trump kërkon që të hapen objektet fetare menjëherë

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 22 May 2020

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për hapje të objekteve fetare “menjëherë”, duke e konsideruar këtë gjë “të domosdoshme”.

“Në Amerikë neve na duhet të lutemi më shumë, jo më pak”, ka thënë ai, teksa ka kritikuar guvernatorët shtetërorë, të cilët kanë lejuar hapjen e dyqaneve të pijeve alkoolike dhe klinikave për abort.

Kjo deklaratë ka ardhur teksa Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka lëshuar udhëzime sesi mund të rihapen kishat.

-Advertisement-

Në udhëzimet e kësaj Qendre për rihapje të bizneseve dhe institucioneve tjera më herët gjatë muajit, nuk janë përmendur objektet fetare.

Sipas të përditshmes amerikane Ëashington Post, mungesa e udhëzimeve të tilla ka qenë për shkak të konservatorëve të afërt me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, i cili ka kundërshtuar faktin që qeveria t’iu tregojë liderëve fetarë se çfarë duhet të bëjnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera