Lajme

Trump: ISIS-i ka humbur gati 100% të territorit

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 26 Janar 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot në Davos se gati 100% e territorit të grupit Shteti Islamik (ISIS) është rimarrë në Siri dhe Irak.

“Koalicioni për rrëzimin e ISIS-it ka rimarrë rreth 100% të territorit që ishte më parë në duart e këtyre vrasësve në Irak dhe Siri”, deklaroi presidenti amerikan gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror.

“Mbeten ende disa beteja për t’u zhvilluar për të konsoliduar këtë përparim”, shtoi ai. “Ne jemi të vendosur që të garantojmë që Afganistani nuk do të shndërrohet kurrë në një strehë për terroristët”, theksoi Trump.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy