Rajoni dhe Bota

Trump: Ishte paaftësia e Kinës që shkaktoi vdekjet masive në të gjithë botën nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 21 May 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka vijuar akuzat e tij ndaj Kinës për menaxhimin e Covid-19.

Përmes një postimi në Twitetr, Trump tha se Kina akuzohet për përhapjen e virusit dhe e gjitha kjo ishte nga paaftësia e saj dhe asgjë tjetër gjë që shkaktoi këto vdekje masive në të gjithë botën.

”Në Kinë sapo lëshuan një deklaratë duke fajësuar të gjithë, përveç Kinës për virusin i cili tani ka vrarë qindra mijëra njerëz. Ju lutemi sqaroni se ishte “paaftësia e Kinës” dhe asgjë tjetër, që bëri këtë vrasje masive në të gjithë botën!”, shkruan presidenti amerikan.

-Advertisement-

Përveç Kinës, Trump ka akuzuar më parë edhe Organizatën Botërore të Shëndetit si përgjegjëse për keqmenaxhimin e pandemisë duke thënë se mund t’i heqë fondet.

Uashingtoni pretendon të ketë prova se virusi ka origjinën në një laborator bioteknologjik në Wuhan të Kinës, megjithëse agjencitë e inteligjencës amerikane kanë deklaruar se nuk ka prova se Covid-19 u krijua nga njeriu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera