Lajme

Trump i hapur për takim të ri me Kim Jong Un

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 15 September 2019

Presidenti Trump thotë se një takim i katërt me Kim Jong Un mund të mbahet në fund të vitit.

“Ata duan të takohen. Mendoj se është diçka që do të ndodh”, ka thënë Presidenti Trump.

Korea e Veriut ka ofruar takime në nivel ekipesh punuese nga fundi i muajit, duke rritur shpresat e hapjes së një kapitulli më kuptimplotë negociatash.

-Advertisement-

Largimi i këshilltarit për siguri kombëtare i presidentit, John Bolton, mund të ndihmojë procesin, thotë ish zyrtari amerikan Dennis Wilder.

“Mendoj se Korea e Veriut do të jetë e lumtur me largimin e John Bolton nga ekipi i presidentit. John Bolton asnjëherë nuk ka qenë në një vijë me politikat e presidentit mbi Korenë”, thotë Dennis Wilder, ish zyrtar i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

John Bolton e quante “model i Libisë” ndërprerjen e planeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera