Lajme

Trump i bindur: Nuk do të ketë më izolim në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 15 October 2020

Presidenti Donald Trump insiston se SHBA nuk do të kthehet në izolim sërish, pavarësisht rritjes së rasteve. Ai nuk ka në fakt fuqinë për të ndaluar shtetet individuale që të hyjnë në izolim nëse ato duan ta marrin një masë të tillë për të vendosur nën kontroll rastet.

 

 

-Advertisement-

SHBA raportoi dje mbi 59 mijë infektime të reja, ndërsa numri i viktimave po i afrohet shifrës 217 mijë.

“Ne nuk do ta bëjmë përsëri”, tha Trump për Fox News, kur u pyet për mundësinë e izolimeve të reja rajonale.

Infektimet në shkallë globale kanë shkuar tani në 38.4 milionë ndërsa viktimat, 1.09 milion. SHBA udhëheq sa i takon rasteve dhe viktimave, me pak më pak se 8 milionë infektime dhe rreth 217 mijë viktima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera