Trump heq Scaramuccin, drejtori i Komunikimeve qëndroi vetëm 10 ditë
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 01 August 2017
Anthony Scaramucci, drejtori i ri i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë shkarkohet nga detyra vetëm 10 ditë pasi mori emërimin.
Ky është i fundit mes largimeve të bujshme që kanë trazuar Uashingtonin këto ditë. Shefi i stafit, Rains Pribas u largua javën e shkuar, duke u zëvendësuar me John Kellyn, dita e parë në detyrë e të cilit ishte të hënën.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i cituar nga CNN tha se Kelly i kishte kërkuar Donald Trumpit shkarkimin e Scaramuccit nga posti i drejtorit të Komunikimit, pasi mendonte se atij i mungonte disiplina e se e kishte djegur kredibilitetin.
Sccaramuci, një personazh kompleks e kontrovers u bë shkak për polemika menjëherë pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, pasi u përfshi në një grindje me ish-shefin e kabinetit Pribas, të cilin ai e sulmoi ashpër duke përdorur edhe fjalë të papërshtatshme.
Dorëheqja e shefit te kabinetit dhe zëdhënësit Sean Spicer erdhi pikërisht pas emërimit të financierit njujorkez që me pamjen e deklaratën e tij ndezi imagjinatën hollivudiane.
Shtëpia e Bardhë e njoftoi me një deklaratë të shkurtër largimin e Scaramuccit. “Anthony Scaramucci do të braktisë rolin e tij si drejtor i komunikimit. Ai mendon se është më mirë t’i japë mundësinë shefit të ri të stafit John Kelly për të krijuar ekipin e tij. I urojmë gjithë të mirat”, thuhej në deklaratë. Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në “Twitter” këmbënguli se Shtëpia e Bardhë nuk ishte përfshirë nga kaosi. /tch/
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...