Lajme

Trump emëron Ambasadorin Grenell në krye të Inteligjencës Kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 20 February 2020

Pas lajmit të prestigjiozes New York Times, Presidenti i SHBA-ve e ka zyrtarizuar Richard Grenell si drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare në Washington DC.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka emëruar Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare, Ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani dhe Emisarin për Kosovën, Richard Grenell.

Këtë ai e ka bërë me anë të një postimi në Twitter.

-Advertisement-

“Kam kënaqësinë të lajmërojë që Ambasadori shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell do të jetë Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare. Rick e ka prezantuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe po shikojë mundësinë që të punojë më të. Dua ta falëndëroj Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ka bërë dhe ne do të punojmë edhe me atë, ndoshta në një pozitë tjetër brenda administratës!”.

Një orë më parë, gazeta New York Times duke u bazuar në burime të saj kishte thënë se Richard Grenell pritet të emërohet Drejtor i Inteligjencës Kombëtare.

Ai e mori këtë pozitë nga Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si shef i Inteligjencës kombëtare pas dorëheqjes nga kjo pozitë verën e kaluar te Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana. Grenell, është edhe avokues i të drejtave të homoseksualeve edhe në postin e tij aktual, do të jetë anëtar i parë i tillë në kabinetin e Trump, i cili hapur ka deklaruar se është homoseksual.

Sa e mori pozitën si emisar për Kosovën, Grenell arriti dy marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, atë për transportin ajror dhe një tjetër për hekurudhat.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

CNN njoftoi se Ambasadori Grenell kishte shprehur prej kohe dëshirën për t’u larguar nga posti në Gjermani dhe për të shkuar në sektorin privat, ose në një post tjetër qeveritar. Ambasadori Grenell njihet si përkrahës i fortë i Presidentit Trump.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera