Trump e largoi, Biden e rikthen, Albright merr një detyrë të rëndësishme në Pentagon
Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 18 November 2021
Ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, u betua si kryetare e re e Bordit të Politikave të Mbrojtjes të mërkurën, njofton Pentagoni. Ky emërim vjen pothuajse një vit pasi administrata Trump e largoi atë dhe ekspertë të tjerë të sigurisë kombëtare nga ky komitet këshillues, shkruan CNN.
Albright është kryetarja e parë e bordit që kur Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin filloi rishikimin e tij të komiteteve këshillimore të Pentagonit në fillim të këtij viti. Në fillim të shkurtit, Austin shkarkoi qindra anëtarë të 42 bordeve dhe komiteteve të departamentit, duke përfshirë anëtarë të cilët ishin të emëruar në ditët e fundit të administratës Trump.
Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trump spastroi pozitat udhëheqëse nga disa ekspertë të vjetër të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë Albrightin, ish-sekretarin e shtetit Henry Kissinger dhe të tjerë.
Tani, një vit pasi u hoq nga Bordi i Politikave të Mbrojtjes, 84-vjeçarja Albright do të kthehet si kryetare e tij. Ajo shërbeu si sekretarja e parë femër e shtetit nga viti 1997-2001.
“Nën udhëheqjen e Sekretarit Austin, Departamenti po përshtatet me natyrën e ndryshueshme të luftës dhe po punon për të qëndruar përpara çdo kundërshtari të mundshëm”, tha Albright në një deklaratë. “Mezi pres të bashkëpunoj me kolegët e mi në DPB për të ofruar këshillat tona të pavarura mbi gamën e plotë të çështjeve të politikave me të cilat përballet Departamenti.”
Deri tani, Albright është e vetmja anëtare e Bordit të Politikave të Mbrojtjes, sipas faqes së internetit të Departamentit të Mbrojtjes.
Bordi i Politikave të Mbrojtjes është një grup i jashtëm këshillues i ish-zyrtarëve të profilit të lartë të sigurisë kombëtare të cilët “i japin Sekretarit të Mbrojtjes dhe Zëvendës Sekretarit të Mbrojtjes, këshilla dhe opinione të pavarura të informuara me çështjet e politikës së mbrojtjes në përgjigje të detyrave specifike të caktuara nga vet Sekretari i Mbrojtjes dhe Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes”, thuhet në faqen e saj.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...