Lajme

Trump dhe Putin, Clinton: Kandidova kundër të dyve

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 19 September 2017

Ish-kandidatja presidenciale demokrate, Hillary Clinton tha se presidenti Donald Trump përbën një rrezik të qartë dhe aktual për të ardhmen e vendit, në një event për promovimin e librit të ri të saj.

Clinton, ish-Sekretare Shteti dhe ish-Zonjë e Parë, tha se ajo ishte shqetësuar fillimisht nga toni i fjalimit të inaugurimit të ish-rivalit të saj dhe më pas nga mosmarrëveshjet e administratës së tij me median në lidhje me të pranishmit në ceremoni.

“Unë mendoj se kjo ishte diçka shumë-shumë më e madhe se në çdo transferim tjetër pushteti presidencial që unë kam ndjekur për shkak të supozimeve se administrata e re po tentonte pa turp të shtrembëronte realitetin dhe të impononte versionin e saj të fakteve dhe të vërtetës, pavarësisht nga ajo që ne pamë me sytë tanë. Kjo më shqetësoi shumë”, tha Clinton në Uashington DC, etapa e parë e turit të saj të promovimit të librit të titulluar çfarë ndodhi.

-Advertisement-

“Ky president dhe njerëzit që i shërbejnë atij, përbëjnë një rrezik të qartë dhe aktual për të ardhmen e vendit”, tha Clinton.

Një nga pjesëtarët e publikut e pyet, Putin apo Trump? Dhe përgjigja e saj është: Epo, unë kandidova kundër të dyve. Libri detajon humbjen e Clintonit kundrejt biznesmenit nga Manhatani në garën presidenciale të 2016.

Clinton pranon gabimet gjatë fushatës në libër por jep edhe një rrëfim të prerë mbi faktorët që ajo beson se çuan në fitoren e Trump, përfshirë ndikimin e supozuar të Rusisë pro tij dhe ish drejtorin e FBI, James Comey që njoftoi se hetuesit po rihapnin çështjen e email-eve të Clintonit kur ajo ishte Sekretare Amerikane e Shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera