Lajme

Trump dhe Jong-un përfundojnë samitin pa marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 28 February 2019

Bisedimet me Kim Jong-unin dështuan për shkak të sanksioneve, deklaroi presidenti i SHBA-së Donald Trump në përfundimin e parakohshëm të samitit me liderin e Koresë së Veriut, i cili u mbyll pa marrëveshje mbi çarmatimin bërthamor apo masa për të zbutur tensionet në Gadishullin Korean.

“Ata kërkuan që ne t`i hiqnim krejtësisht sanksionet dhe këtë gjë nuk mund ta bëjmë. Ndonjëherë, duhet të çohesh e të ikësh”, Trump.

Udhëheqësi i vendit komunist, sipas Trumpit, kishte ofruar neutralizimin e objektit më të rëndësishëm nuklear të vendit, kompleksit të Yongbyonit, nëse SHBA pranonin heqjen e sanksioneve të ashpra të vendosura kombit të tij, por nuk ishte angazhuar të bënte të njëjtën gjë edhe me elementë të tjerë të programit atomik.

-Advertisement-

Kjo, për shefin e Shtëpisë së Bardhë, u bë shkas që amerikanët të tërhiqeshin. Presidenti i SHBA-së njoftoi po kështu se nuk ka plane për mbajtjen e një samiti të tretë me Kimin.

Në programin origjinal të Shtëpisë së Bardhë, ishte planifikuar që të enjten të organizohej “Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët”, si dhe një drekë pune në mes të dy liderëve, mirëpo pritjet u shuan me anulimin e të dy këtyre eventeve mëngjesin e së enjtes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera