Lajme

Trump dërgon dy këshilltarë për bisedime në Jerusalem dhe Ramallah

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 19 June 2017

Dy këshilltarë të presidentit amerikan, Donald Trump do të udhëtojnë në Jerusalem dhe Ramallah në përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes izraelito-palestineze, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner dhe ndihmësi i Sigurisë Kombëtare, Jason Greenblatt do të shkojnë në këtë rajon, ka shtuar zyrtari.

Greenblatt planifikohet të arrijë sot në këtë rajon, ndërsa Kushner më 21 qershor.

-Advertisement-

“I emocionuar për udhëtimin në Izrael dhe Palestinë, territore në të cilat do të vazhdojë diskutimi për mundësinë e paqes,” ka shkruar Greenblatt në Twitter.

Të dy ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë do të takohen në Jerusalem dhe Ramallah, për të dëgjuar nga liderët izraelitë dhe palestinezë “për prioritetet e tyre dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë një zyrtar i administratës.

Ai ka shtuar se “presidenti Trump e ka bërë të qartë se e ka një nga prioritetet kryesore, arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ai thellësisht beson se paqja është e mundur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera