Trump apelon vendimin e gjykatës në rastin për mashtrime financiare
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 27 February 2024
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka apeluar një vendim të gjykatës që e detyron atë të paguajë 454 milionë dollarë, pasi është gjetur fajtor në padinë e bërë kundër tij për ekzagjerim të vlerës së pasurisë dhe pronave që ka, për të siguruar kushte më të mira kreditore.
Trump i ka kërkuar një gjykate të apelit që të përmbysë vendimin e marrë prej gjyqtarit Arthur Engoron më 16 shkurt.
Përveç pagesës prej 354.9 milionë dollarëve, Trumpit i janë kufizuar edhe mundësitë për të bërë biznes në shtetin e Nju Jorkut.
Këto masa ndëshkimore rrezikojnë t’i krijojnë Trumpit vështirësi financiare, teksa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata e Apelit tani ka mundësi që të pezullojë vendimin e marrë prej gjykatës së shkallës së parë, derisa të merret vendimi i ri, e që mund të zgjasë deri në një vit. Trump ka hedhur poshtë çdo keqbërje në këtë rast.
Sipas revistës Forbes, pasuria e tij kap vlerën e 2.6 miliardë dollarëve, mirëpo ka dilema se sa ka para të gatshme nëpër banka.
Përveç këtij rasti, Trumpit i kërkohet të paguajë edhe 83.3 milionë dollarë për shkrimtaren E. Jean Carroll, e cila e ka paditur ish-presidentin, i cili, sipas saj, e ka mohuar që e ka dhunuar disa dekada më parë.
Trump është zotuar për të apeluar edhe këtë vendim. Një rast tjetër gjyqësor, për një padi penale kundër Trumpit, pritet të nisë më 25 mars.
Në atë proces, Trump dyshohet se e ka paguar yllin e pornografisë, Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj, para zgjedhjeve të vitit 2016.
Trump ka padi edhe në Uashington dhe Xhorxhia, pasi dyshohet edhe për tentime që të përmbysë rezultatin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, si dhe për menaxhim të dokumenteve konfidenciale, pasi është larguar prej Shtëpisë së Bardhë. Vetë Trump është deklaruar i pafajshëm në të katër rastet./ REL
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...