Lajme

Trump anulon konferencën në Samitin e NATO-s, niset për Washingtonit

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 04 December 2019

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump anulon konferencën e cila pritej të mbahej me të përfunduar Samiti i NATO-s.

Ai është larguar nga Londra më herët për t’u kthyet në Washington, shkruan AP, transmeto gazeta inFokus.

Pamjet shfaqin Trump duke hipur në një helikopter në Watford.

-Advertisement-

Thuhet se Trump ka dashur t’i shmangë pyetjet rreth Komitetit Gjyqësor të Dhomës që pritet të mbajë seancën e parë dëgjimore rreth hetimit kundër tij.

Demokratët janë duke hetuar nëse Trump ka abuzuar me pushtetin duke urdhëruar hapjen e një hetimi për njërin prej rivalëve të tij, Joe Biden./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera