Lajme

Trump akuzon Obama-n: Nuk bëri asgjë për Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 25 June 2017

Pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet Presidenciale të nëntorit, e lidhjet e mundshme të Donald Trump-it me Moskën, e kanë vënë nën një presion të madh presidentin amerikan.

Por ky i fundit hidhet në kundërsulm dhe akuzon paraardhësin se nuk ka bërë asgjë për të parandaluar ndërhyrjen ruse.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Barack Obama ishte vënë në dijeni përpara 8 nëntorit për akuzat, por pavarësisht kësaj nuk kishte vepruar.

-Advertisement-

“Administrata Obama ishte informuar prej kohësh për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje e 8 nëntorit dhe nuk bëri asgjë për këtë. Përse?”, pyet Trump në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.

Postime të ngjashme ai bëri edhe gjatë së shtunës. Komentet e presidentit pasojnë një artikull të “Washington Post” në të cilin thuhet se Obama ishte informuar që në muajin gusht për përfshirjen e drejtpërdrejtë të liderit rus Vladimir Putin.

Çështja është në fokus të hetimeve të nivelit të lartë në SHBA. Numri një i Kremlinit  ka mohuar vazhdimisht akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, në favor të Trump-it. Sipas “Ëashinton Post”, Obama kishte konsideruar në mënyrë të fshehtë një sërë opsionesh për të ndëshkuar Moskën, por në fund vendosi për një masë simbolik, atë të dëbimit të 35 diplomatëve dhe gjithashtu mbylljen dy komplekseve ruse.

Media prestigjioze amerikane raportoi se Obama ishte i shqetësuar se edhe ai mund të akuzohej për përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve.

Mes masave që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte marrë në konsideratë, por nuk i kishte vënë në veprim, përfshihej implementimi i armëve kibernetike në infrastrukturën ruse dhe publikimin e informacioneve të dëmshme për presidentin Putin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera