Lifestyle

Truku me kube akulli është mënyra e vetme që t’i shpëtoni nga vyshkja lulet tuaja kur asgjë tjetër nuk ndihmon

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 21 July 2018

A bëni pjesë edhe ju ndër adhuruesit e bimëve të dhomës, të cilat bash kurrë nuk arrijnë t’i kultivojnë? Pra, zgjidhja e këtij problemi ju është fare afër, më saktësisht në frigorifer.

Me këtë truk bimët tuaja do të jetojnë gjatë dhe më nuk do të thahen, transmeton Telegrafi.

Arsyeja kryesore përse shumica e njerëzve i mbysin bimët e tyre është që i ujisin shumë.

-Advertisement-

Truku i thjeshtë është që të mbushni saksinë me kube akulli.

Vendosni dy kube të mëdha akulli, apo disa të vogla, në saksi një herë në javë. Jo vetëm që kjo bimëve do t’u japë ujin e nevojshëm, por do ta mbajë papastërtinë dhe rrënjëve do t’u lënë mjaft kohë që të absorbojnë ujin.

Kështu bimët tuaja do të kenë nivel të saktë hidratimi i cili u është i nevojshëm.

Përmbytja e bimëve me ujë mund të çojë në rrjedhjen e tërësishme të ujit në fund të saksisë, gjë që nuk i lejon rrënjës që në mënyrë të drejtë të hidratojë bimët.

Metoda me kube akulli është posaçërisht e mirë për bimët të cilat kërkojnë më shumë kujdes dhe kurim.

Gjithashtu kjo metodë është e shkëlqyeshme edhe për orkidetë, të cilave u është e nevojshme që rrënjët t’u jenë mirë e të thata, sepse uji i tepërt i dëmton. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera