Truket psikologjike që ju ndihmojnë të rrisni vetëbesimin
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 11 August 2020
Nëse keni vetëbesim, ju mund t’ia dilni në çdo lloj situate. Gjithçka çfarë duhet të bëni është ta doni veten tuaj. Asnjëherë mos mendoni që nuk do t’ia dilni dhe mos u dorëzoni përpara vështirësive. Ne do t’ju tregojmë pesë truke psikologjike që do t’ju vijnë në ndihmë për të rritur vetëbesimin. Mjafton që t’i zbatoni:
Mësoni të pranoni komplimentet
Të gjithë reagojnë ndaj komplimente ndryshe. Disa njerëz bëhen të turpshëm dhe madje tërheqin vëmendjen për të metat e tyre. Kjo është mënyra e gabuar për të reaguar ndaj komplimenteve dhe kjo tregon që nuk jeni një person i sigurt.
Përveç kësaj, mund të duket sikur nuk e vlerësoni me të vërtetë mendimin e personit që e tha komplimentin. Mënyra më e mirë për të reaguar ndaj një komplimenti është të buzëqeshni me sinqeritet dhe të thoni “Faleminderit”.
Mos u mundoni të jeni perfekte
Le të supozojmë se keni një agjendë shumë të ngjeshur: 20 telefonata, 10 takime, përgjigje në email, pra asnjë minutë efektive për veten tuaj. Mirëpo, në vend të që ndiheni të kënaqur, ju gjithmonë ndiheni të zhgënjyer sepse rezultatet nuk janë të mira apo jo?
Kur i vendosni vetes qëllime që nuk mund t’i arrini, po e çoni veten drejt ankthit, jo suksesit. Njerëzit e suksesshëm bëjnë gjithashtu gabime dhe ndjejnë keqardhje për vendimet që marrin. Mirëpo, në të tilla situata ata janë në gjendje të mësojnë prej këtyre gabimeve.
Shikoni në sy personin me të cilin po komunikoni
Ju mund të dalloni emocionet dhe humorin e një personi duke parë në sytë e tij. Bebet shikojnë sytë e prindërve të tyre në mënyrë që të kuptojnë emocionet e tyre duke filluar që 9 muajsh. Dhe gënjeshtarët zakonisht duken që nga larg, pasi mundohen ta fshehin faktin që po gënjejnë.
Kur dikush shmang kontaktin me sy, kjo do të thotë se ata nuk kanë vetëbesim. Pra, mbajtja e kontaktit me sy me njerëzit do t’ju ndihmojë të fitoni besimin e tyre dhe t’i bindni ata se jeni të ndershëm.
Mbani shpinën drejt dhe ndryshoni mënyrën e ecjes
Nëse ecni me shpinën drejt, kjo tregon se jeni një person i sigurt. Pra, mbani kokën tuaj të ngritur dhe shikoni gjithmonë lart. Njerëzit rreth jush e vënë re këtë detaj menjëherë. Hulumtimet, shkruan Class, tregojnë se gjuha e trupit të një personi të sigurt zvogëlon nivelin e stresit.
Flisni me të panjohurit
Shkoni në një vend ku nuk njihni askënd dhe luani rolin e një njeriu të sigurt. Ju nuk do të jeni menjëherë ylli i mbrëmjes, pasi është e vështirë të ndodhë kjo gjë në një ambient me të panjohur. Mirëpo, ju do të ndiheni komod më vonë.
Përveç kësaj, nisni bisedën me një të panjohur. Jini miqësor me arkëtarët ose bisedoni me një kamerier me dashamirësi. Mos harroni, kjo mund të mos funksionojë për të gjithë. Nëse ndiheni keq gjatë bisedës, atëherë mos e vazhdoni me tutje.
Të tjera
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv taki...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...