Lajme

Tronditet sërish Zelanda e Re! 6 persona lëndohen nga një sulm në supermarket

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 03 September 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zelandën e Re ku një person ka hyrë në një supermarket dhe ka lënduar disa persona.

Policia bën me dije se autori i ngjarjes së rëndë është qëlluar dhe ka vdekur në ngjarje, shkruan BBC. Një dëshmitar i cili foli për mediat vendase e përshkroi ngjarjen si një skenë histerie. Dëshmitari thotë gjithashtu se ka parë edhe një burrë të moshuar i cili ishte shtrirë në tokë me një plagë thike.

Autoritetet njoftuan se 6 persona janë lënduar nga ky sulm, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Policia konfirmon se një burrë ka hyrë një një supermarket në New Lynn dhe ka lënduar disa persona. Policia ka izoluar atentatorin dhe më pas është qëlluar. Ai vdiq në vendin e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje”- tha në deklaratë policia lokale.

Të tjera