Sport

Tronditet Premierliga, infektohen me koronavirus trajneri i njohur se bashku me dy futbollistë e tij

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 22 September 2020

Trajneri i West Ham Unitedi, David Moyes, se bashku me futbollistët Issa Diop dhe Josh Cullen kanë rezultuar pozitiv me koronaviurs në testet e bëra së fundmi, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi anglez përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“West Ham United mund të konfirmojë që trajneri David Moyes, Issa Diop dhe Josh Cullen kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Të tre, të cilët janë asimptomatik, tani do të ndjekin udhëzimet dhe protokollet e Shëndetit Publik Angli dhe Premier League”, shkruan klubi londinez.

-Advertisement-

Trajneri dhe dy lojtarët do të izolohen për 14 ditë, me pas do të testohen sërish para rikthimit në skuadër./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera