Tronditet partia e Ferid Aganit: Ja kush iu largua!

Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 16 May 2017
Ish-deputetja e Kuvendit, Labinot Demi-Murtezi është larguar përfundimisht nga Partia e Drejtësisë. Në një njoftim dërguar mediave, ka treguar arsyen e largimit nga partia e Ferid Aganit.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë
Të nderuar antarë dhe simpatizantë të Partisë së Drejtësisë
Më lejoni t’ju njoftoj se nga mbrëmë unë më nuk jam pjesë e strukturave udhëheqëse të Partisë së Drejtësisë. Zhvillimet e shumta në kundërshtim me statutin e partisë, mospajtueshmëria në shumë pika të organizimit të brendshëm deri në situata të papërballueshme të një komunikimi të ulët, ishin të patejkalueshme për mua me ç’rast edhe u deryrova të distancohem nga ajo mënyrë e menaxhimit të partisë.
Programi i partisë me të cilën kam punuar plot gjashtë vite, është artikulim i vlerave tona të përditshme, vlera të popullit me traditë të lartë kombëtare e fetare. Ato vlera mbesin sublime për t’i kultivuar, dhe kësisoj do të vazhdoj të jap kontributin tim edhe politik, me shpresë se një ditë Partia e Drejtësisë do të frymojë e lirë në kuptimin e plotë të fjalës mbi bazën statutore që ka, me mundësi të një hapësire edhe më të madhe për demokraci brendapartiake.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë, për të gjitha këshillat dhe kritikat e vazhdueshme që për mua kanë qenë gjithmonë shumë domethënëse. Vazhdoni të punoni aty ku i shihni vlerat reale dhe përkushtimin e madh, ngase shoqēria jonë ka shumë nevojë për kristalizimin dhe reflektimin publik të vlerave të saj, në dobi të organizimit më të mirë të jetës shoqërore e politike.
Me respekt,
Labinotë Demi-Murtezi.

Të tjera
-
Çitaku: Kurti refuzoi marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës, solli vetë Asociacionin pa njohje
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albi...
-
Dogana konfiskon 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve NIKE, Adidas dhe Diesel
Kosova konsiderohet si një nga vendet me tregun me të lirë të punëtoreve në r...
-
Kajtazi: Kurti shkoi në burg duke kundërshtuar asociacionin që tash po e pranon
Opinionisti Vehbi Kajtazi e ka cilësuar kryministrin Albin Kurti mashtrues, d...
-
Jusuf Thaçi i ashpër me Kurtin: Prej sonte kjo qeveri s’ka legjitimitet të qeverisë me vendin
Jusuf Thaçi, analist, ka shkruar një status pas intervistës së kryeministrit ...
-
Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e një jurie të madhe, ...
-
Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për ...
-
Kurti: Marrëveshja është njohje de-fakto nga Serbia
Kryeministri Kurti u shpreh se sa i përket tekstit dhe negociatave të këtij d...
-
Arrestohet Knezheviq, ndihmësdrejtor i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi për Luftimin e Krimit të Organizuar
Ndihmësdrejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi për Luftimin e Krimit...
-
Detaje të draft aneksit të prezantuar në Ohër, të cilin nuk e ka pranuar Kurti
Kosova dhe Serbia kanë mbajtur takimet e fundit në Ohër nën ndërmjetësimin e ...
-
Molliqaj: Më duket që Vjosa Osmanit i ka mbetur hatri me Albin Kurtin
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se si duket presidentes Vjosa Osmani i...
-
Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe ndaj preside...
-
Pas deklaratës së Kurtit, reagon Kryeziu: Kryeministri s’tha asgjë të re për Asociacionin
Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar pasi kryeministri i K...