Lajme

Tronditet Kosova: Për një javë tre vrasje

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 10 August 2023

Edhe mëngjesin e së enjtes Kosova u zgjua e tronditur nga një rast tjetër i vrasjes së një 39 vjeçari në Runik të Skenderajt.

Ajo çfarë dihet nga informacionet e para është se i riu u vra nga disa persona me maska, shkruan Gazeta Infokus.

E kjo është rasti i tretë i vrasjeve tragjike të kësaj forme në Kosovë për vetëm një javë.

-Advertisement-

Të gjitha këto raste po ndodhin në kafene apo lokale të natës.

Krejt çka dihet deri tani për vrasjen në Skënderaj

Ngjarja e parë ndodhi në lokalin Bon Vivant në Prishtinë ku pas gjuajtjeve me armë mes disa personave, mbetën 17 të plagosur në mesin e tyre 14 gra, dhe një ushtar i FSK-së nuk arriti ti shpëtonte plagëve të marrë dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merrte trajtimin.

Ndërsa një rast tjetër i rëndë ndodhi të hënën në Klinë, ku një person u vra me armë zjarri në kafene nga një burrë tjetër. Që të dy kishin ardhur për pushime në Kosovë nga mërgimi dhe ishin edhe familjarë.

Ky është personi i vrarë në një lokal në Klinë

Numri i rasteve të tilla Raste po rritet çdo ditë e më shumë në Kosovë. Nga ana tjetër reagimet janë të shumta dhe po fajësohen institucionet shtetërore që nuk po ofrojnë siguri dhe se sistemi i drejtësisë ka dështuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera