Tronditet Kosova
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 13 March 2018
“LAJMI FUNDIT: ‘Tronditet Kosova’, 50 të vrarë rrugëve të qytetit, qëllohen edhe fëmijët..(VIDEO)”; “Tronditet Kosova nga kjo deklaratë e AKSH-së: Betohemi se do e vrasim Thaçin dhe Haradinajn..(VIDEO)”; “Sapo ndodhi, Tronditet Kosova, ka vdekur djali i…H.TH..!! (Video)”.
Asnjëra nga këto ngjarje nuk ka ndodhur në të vërtetë, por me tituj si këto çdo minutë tronditet Kosova.
Mjafton të kesh qasje në internet dhe të “bombardohesh” nga informacione të tilla që publikohen nga faqe si “lajme dudi”, “gazeta e Kosovës”, “lajmi i fundit”.
Por, “këto s’kanë të bëjnë as me etikë as profesionalizëm gazetaresk”, thotë Imer Mushkolaj, kryetar i Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës.
Policia, sipas tij me njësitë kibernetike, duhet ti gjejë dhe të marr masa ndaj atyre që po përhapin lajme të tilla të pa vërteta.
Tani pwr tani, nuk ka ndonjë formulë se si mund të ndalohet ndryshe kjo, shkruan Infokusi.
Që nga titulli dhe përmbajtja, lajmet e tilla Mushkolaj thotë se duken të dyshimta dhe shumica e lexuesve nuk u besojnë.
“Qytetarët duhet me i verifiku. Me hulumtu për me ardh te lajmi i saktë”, porositë ai.
Ndërsa lajmi i saktë, duket të jetë shumë vështirë të gjendet në mesin e qindra faqeve në internet që shpërndajnë informacione të pa verifikuara e të prodhuara me qëllimin e vetëm për të tërhequr vëmendjen dhe manipuluar opinionin.
Asnjëra prej këtyre faqeve nuk ka impresum e as nuk i dihet pronari. Madje nuk dihet as se prej nga postohen lajme të tilla pasi nuk figuron asnjë adresë në to, shkruan Infokusi.
“Lumja në ditë të grave, Endriti vritet”
Një i tillë, është fabrikuar për të parën e shtetit, Lumnijen, bashkëshorten e Presidentit , Hashim Thaçi.
“Lumja ka marrë pjesë në Ditën e Grave ku ka kërcyer së bashku me kunaten e saj, me këngën e shoqëruar nga defatoret e ndryshme… Ndërsa në fund të vallëzimit, Lumja ka mbajtur një fjalim urues.“Ishalla më vjen najher edhe mu dita që me kcy me renë teme, Endrit djali jem këqyre gjeje nafaken”, ka thënë Lumja.”, kështu raporton albviral.net
Bashkëshortja e Presidentit nuk ka qenë në një organizim të tillë, e as nuk ka mbajtur fjalim. Por, lajmi ka marrëmijëra pëlqime e shpërndarje në internet dhe është komentuar si të ishte i vërtetë.
Një lajmë tjetër për familjen Thaçi ka “Tronditur Kosovën”. Në rrjetet sociale ka marrë jehonë informacioni se djali i tyre i vetëm Endriti është vrarë.
Por, përveç disa rreshtave shkrim të pakuptueshëm kryesorja në përmbajtjen e këtij lajmi që bie në sy është fjalia “Shtyp në (reklam) poshtë dhe ju hapet video”.
As video nuk ekziston. E gjitha është mashtrim.
Shteti dorëzohet, AGK apelon për kujdes nga lajmet e rreme
Ashtu siç është mashtruar opinioni me vetëvrasjen e vrasësit të Aulon Zekës me titullin: “LAJMI I UNDIT / Tronditet Kosova vetëvritet në burg Guximi.. i akuzuari për vrasje të Aulonit”.
Kjo nuk është e tëra. Edhe qindra lajme më të tmerrshme trondisin opinionin nga platforma elektronike që nuk u dihet autori e as pronari.
Megjithatë, asnjë institucion i shtetit nuk ka çfarë u bënë, shkruan Infokusi.
Lajmet e rreme nuk janë vepër penale dhe si të tilla policia thotë se nuk mund të ndalohen.
Në emër të lirisë së shprehjes, sipas zyrtarëve të këtij institucioni kushdo mund të raportoi se “50 të vrarë rrugëve të qytetit, qëllohen edhe fëmijët..”, pa dhënë llogari për vërtetësinë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës megjithëse nuk ka në dispozicion ndonjë numër të caktuar të web faqeve që shpërndajnë lajme të rrejshme po i përcjellë me shqetësim ato.
“Në fakt, nuk vërehet se ekziston ndonjë web faqe e caktuar që funksionon me lajme të rreme në baza ditore. Një aktivitet i tillë më shumë vërehet kur janë zgjedhjet në vend, e posaçërisht kjo ka ndodhur gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare vitin e kaluar. Shumë lajme të rreme janë shpërndarë ato ditë të fushatës dhe fatkeqësisht ato patën efekt të keq tek lexuesit”, tregon Petrit Çollaku, hulumtues në AGK.
Ai tregon se AGK ka regjistruar dy raste vitin e kaluar ku emrat dhe llogot e dy mediumeve janë keqpërdorur dhe kanë lansuar lajme të rreme gjatë fushatës zgjedhore për të sulmuar konkurrentët politik.
“Mediumet që kanë bërë ankesë janë Indeksonline dhe Kosova Sot. Ankesat janë bërë më 9 qershor 2017 dhe policia ka hapur rast ndaj një të dyshuari. AGK ka kontaktuar kohë më parë me njërin prej ankuesve dhe ai na ka treguar se nuk ka ndonjë të re as nga policia por as nga prokuroria”.
Çollkau vlerëson se shoqëria kosovare duhet të mobilizohet mirë për të kuptuar se cilat janë pasojat e lajmeve të rreme.
Vitin e kaluar, ai tregon se AGK ka organizuar një tryezë dhe ka ftuar komunitetin e gazetarëve dhe mediat që të kenë kujdes e mos të bien pre e lajmeve të rreme, “dhe të jenë në dijeni se po bëhet shpërndarje e madhe e lajmeve të rreme gjatë fushatës zgjedhore”.
Një iniciativë nga shoqëria civile për të zgjeruar lëndën për mediat në sistemin arsimor të vendit është e mirëseardhur, thonë në AGK.
“Nxënësit duhen të kuptojnë më mirë se si funksionojnë mediat, e veçanërisht se si punohet sot, kur trendet e teknologjisë digjitale po marrin masa vërshuese – përfshi këtu edhe mediat”./Zekijra Shabani/ Infokusi/
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...